Sot mbahet panairi i bizneseve shqiptare në Austri
Lexohet për: 1 min.
panairi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Të shtunën në Vjenë të Austrisë do të mbahet panairi i bizneseve shqiptare, hapja zyrtare e të cilit do të bëhet në ora 10:00.

Në eventin tashmë tradicional, punën e tyre do ta prezantojnë një numër i konsiderueshëm i bizneseve shqiptare që veprojnë në Austri duke filluar nga gastronomia, hoteleria, ndërtimtaria, mediat, it- design, imobile, estetikë etj.

Sivjet në panair do të marrin pjesë edhe rreth 30 kompani nga Kosova, tri nga Shqipëria, tri nga Lugina e Preshevës dhe tri nga Maqedonia e Veriut, të cilat njëherësh do të realizojnë  B2B takime dhe vizita ne Austri.

Ardhjen e kompanive nga Kosova e mundësojnë Projekti Kosovo Compete nga USAID dhe organizata GERMIN, thuhet në një njoftim për media.   

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025