Sot emërohet përzgjedhësi i ri i Kosovës në basketboll
Sport
Lexohet për: 1 min.
Jean-Denys Choulet
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në basketboll nga sot do të bëhet me trajner të ri. Në krye të dardanëve do të emërohet Jean-Denys Choulet.

Trajneri me shumë përvojë ndërkombëtare do të shpalos synimet me Dardanët, që në muajin nëntor do të zhvillojnë dy ndeshje si mysafirë në një konferencë për media që zhvillohet sot nga ora 11:00.

Jean-Denys Choulet do të japë po ashtu detaje për grumbullimin, që nis më 12 nëntor në Prishtinë. Dardanët më 21 nëntor do të ndeshen me Zvicrën dhe më 24 me Irlandën.

Ndeshjet zhvillohet në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027. Kosova ka një fitore dhe një humbje. Sfidat e fundit do të jenë në shkurt të vitit të ardhshëm, kur do të presim Zvicrën dhe Azerbajxhanin.

Jean-Denys Choulet ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025