Sot 87 vjet më parë është lindur simboli i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi. Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi është lindur më 26 shkurt 1936 në Prishtinë.
Adem Demaçi ka qenë veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe ka luftuar për barazinë e Kosovës me Republikat e tjera të Jugosllavisë.
Adem Demaçi ka udhëhequr Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995.
Në vitin 1991 është nderuar nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998/1999, kur janë mbajtur takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ka qenë zëdhënës politik i UÇK-së.
Adem Demaçi me jetën dhe veprën e tij, është një personalitet i përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia jonë kombëtare.
Adem Demaçi ka shkruar romanin “Gjarpijt e Gjakut”, i cili është ndaluar nga regjimi ish-komunist. Ai e ka parë dritën pas viteve nëntëdhjeta.