Sonte zhvillohet klasikja e basketbollit kosovar
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Sonte zhvillohet kryendeshja e kësaj jave (xhiroe e 18) në Superligën e Kosovës në basketboll, Trepçës dhe Sigal Prishtinës. Takimet mes këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet edhe të enjten mbrëma në “Minatori”. “Xehetarët” kanë 12 fitore e pesë humbje, ndërsa prishtinasit nëntë fitore e tetë humbje. Këto dy skuadra u përballën mesjavën e kaluar për Kupë, ku bardhekaltrit fituan 67:65 në gjysmëfinale, derisa sfida e kthimit do të zhvillohet mesjavën e ardhshme, ku do të vendoset se kush do të kualifikohet në finale, transmeton KosovaPress.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Vëllaznimi në top formë do të ndeshet me Proton Cable Prizrenin. Kuqezinjtë kanë nëntë fitore e tetë humbje, derisa prizrenasit janë në vendin e tetë me katër fitore e 13 humbje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025