Sonte luhet akti i dytë mes Ferizajt dhe Fer Volley
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sonte luhet akti i dytë mes Ferizajt dhe Fer Volley
New Project - 2026-04-27T152250.228
27/04/2026 - 18:23
Linku u kopjua

Pas përballjes te meshkujt, palestra "Bill Klinton" në Ferizaj do të jetë nikoqire edhe e finales së dytë të madhe në konkurrencën e femrave.

Dy skuadrat rivale, KVF Ferizaj dhe KV Fer Volley, do të zbresin në parket sonte në orën 20:30 për të vazhduar luftën për titullin e kampionit në Raiffeisen Superligën A.

Kjo ndeshje vjen si një moment përcaktues për ecurinë e serisë finale, ku të dyja ekipet ferizajase synojnë trofeun më të rëndësishëm të sezonit.

Atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme, duke konfirmuar Ferizajn si qendrën kryesore të volejbollit kosovar për këtë vit, me dy finale brenda një nate në të njëjtën palestër.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026