Sonda e NASA-s vizitoi asteroidin e saj të parë
Lexohet për: 2 min.
NASA asteroid
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sonda Lucy, e zhvilluar nga agjencia amerikane e hapësirës NASA, vizitoi asteroidin e saj të parë.

Anija kozmike kaloi pranë asteroidit Dinkinesh në një distancë prej rreth 400 kilometrash dhe i mbijetoi me sukses asaj manovre, njoftoi NASA.

Tani do të duhet rreth një javë për të dërguar të gjitha të dhënat e regjistruara në Tokë.

Ekipi mezi pret të shohë se si anija kozmike performoi gjatë testit të saj të parë gjatë një takimi me një asteroid që lëviz me shpejtësi, tha agjencia amerikane.

Dinkinesh, një asteroid me një diametër më të vogël se një kilometër, është i pari nga dhjetë trupat fluturues që sonda do të hetojë.

Fluturimi i Lucy pranë tij ishte kryesisht një provë e funksionimit të instrumenteve shkencore.

Objektivi kryesor i sondës së NASA-s janë asteroidet e Jupiterit. Ai u nis në vitin 2021 nga porti hapësinor Cape Canaveral në Florida, SHBA. Është rreth 14 metra i gjatë dhe mundësohet nga karburanti dhe bateritë që ngarkohen nëpërmjet qelizave diellore.

Lucy duhet të fluturojë afër shtatë "Trojanëve" të Jupiterit, të emërtuar sipas protagonistëve të Iliadës epike të Homerit. "Trojanët" janë asteroide që rrotullohen rreth Tokës në të njëjtën orbitë me planetin më të madh, një pjesë përpara dhe një pas tij.

Ato konsiderohen si fosile që nga epoka e formimit të planetit, andaj NASA shpreson se misioni do të ofrojë njohuri të reja mbi formimin e sistemit tonë diellor.

Misioni duhet të zgjasë dymbëdhjetë vjet, dhe Lucy do të udhëtojë gjithsej 6.5 miliardë kilometra.

NASA shënon korrikun 2023 si muajin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë që nga viti 1880 - KosovaPress

​Teleskopi hapësinor i NASA-s zbulon “yjet e errët” të parë - KosovaPress

Toka po nxehet më shpejt se sa ishte parashikuar - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024