Sllovakia mposhtë Kosovën për 3 pikë në parakualifikimet e EuroBasketit 2029
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Sllovakia mposhtë Kosovën për 3 pikë në parakualifikimet e EuroBasketit 2029
New Project - 2026-07-05T195101.988
05/07/2026 - 19:55
Linku u kopjua

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka pësuar një humbje tejet të ngushtë në ndeshjen e fundit të Grupit C në kuadër të parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029.

Dardanët u mposhtën në udhëtim nga Sllovakia me rezultat minimal 86:83, në një sfidë dramatike ku fitorja u vendos vetëm në sekondat e fundit.

Ndeshja e zhvilluar në "TIPOSBET Arena" nisi më mirë për vendasit, të cilët e mbyllën çerekun e parë me një avantazh të lartë prej 33:22.

Megjithatë, Kosova nuk u dorëzua për asnjë moment dhe tregoi një karakter të jashtëzakonshëm në vazhdim të takimit.

Kosova pothuajse e siguroi një përmbysje të madhe që do t'i jepte triumfin.

Statistikat kryesore të ndeshjes:

  • Drilon Hajrizi: Ishte lideri i Kosovës në parket me 20 pikë, 8 kërcime dhe 4 asistime për 36 minuta lojë.
  • Divine Myles: Ndihmoi skuadrën me 17 pikë dhe 4 asistime.
  • Dardan Berisha: Kontribuoi me 14 pikë në këtë përballje të ngushtë.
  • Lis Shoshi: Dominuan nën kosh duke siguruar plot 13 kërcime (më së shumti në ndeshje) dhe 9 pikë.

Te Sllovakia më i dalluari ishte Matus Hronsky me 20 pikë të shënuara.

Pavarësisht humbjes në fund, dardanët e mbyllën këtë kampanjë me kokën lart, duke dëshmuar se mund të rivalizojnë deri në fund edhe në terrenet më të vështira mysafire.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026