Kanë përfunduar që të dy ndeshjet që ishin duke u zhvilluar momentalisht në kuadër të Premier Ligës angleze, ku Brentford dhe Burnleyn kanë arkëtuar pikët e plota në garën për mbijetesë në elitën e futbollit anglez.
Skuadra e portierit kosovar Arijanet Muric, Burnley ka shënuar sot fitore të madhe duke e mposhtur si mysafire Sheffield United me shifrat 4:1, raporton KosovaPress.
Me pikët e reja, Burnley ngjitet në kuotën e 23 pikëve në vendin e 19, vetëm tri sosh larg zonës së mbijetesës, respektivisht vendit të 17 në tabelë, ndërkaq Sheffield United zë vendin e fundit me vetëm 16 pikë.
Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe Brentfordi, që e mposhti Luton Town me shifrat 5:1. Kjo fitore e dërgon Brentfordin në 35 pikë në vendin e 14, krahas Luton që zë vendin e 18 me 25 pikë.
Luton Town 1:5 Brentford
Sheffield United 1:4 Burnley