“S’kemi pasur probleme”, procesi zgjedhor në Gjilan po shkon qetë dhe pa probleme
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
“S’kemi pasur probleme”, procesi zgjedhor në Gjilan po shkon qetë dhe pa probleme
Gjilan, Thimi Mitko 07.06.2026
07/06/2026 - 16:40
Linku u kopjua

Procesi zgjedhor në Gjilan deri më tani po shkon në rregull dhe pa ndonjë incident.

Në qendrën më të madhe të votimit në Gjilan, në shkollën “Thimi Mitko” deri më tani nuk ka pasur ndonjë pengesë.

Menaxherja e kësaj qendre të votimit, Ardhmërie Musliu për KosovaPress tha se deri më tani kanë votuar afro 3 mijë votues.

“Gjithçka ka qenë mirë, ka shkuar qetë, sipas procedurave të parapara. Nuk kemi pasur probleme. Deri më tani i kemi pasur afër 3 mijë votues, i kemi 14 vendvotime”, tha Musliu.

Musliu ka thënë se kanë pasur probleme vetëm të llojit kur qytetarët kanë pasur probleme me vendvotime.

Probleme nuk kemi pasur, vetëm që nuk kanë mundur të gjejnë vendvotimin apo dicka të tillë, menjëherë ju kemi qasur sipas procedurave dhe kemi bërë zgjedhje”, tha ajo.

Qytetarët sot shfrytëzojnë të drejtën e votës në këto zgjedhje të parakohshme, derisa Qeveria në detyrë e Kosovës për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve ka miratuar kërkesën e KQZ-së për ndarjen e rreth 10.9 milionë eurove.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026