Skemat piramidale, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 10 personave
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë Departamentin Special kundër 10 personave.

Nëntë persona A.N, M.B, SH.K, E.D, R.D, F.M, B.G, R.M dhe M.B janë akuzuar për shkak të veprës penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Ndaj një të akuzuari tjetër është paraqitur aktakuzë në drejtim të veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024