Skandali financiar që tronditi BKS-në, 39 të arrestuar
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Skandali financiar që tronditi BKS-në, 39 të arrestuar
prokuroria
08/01/2026 - 15:34
Linku u kopjua

39 persona janë arrestuar të enjten pas një aksioni të Prokurorisë Themelore në Prizren  lidhur me dyshimet për keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS). Ndër të arrestuarit janë ish-drejtori ekzekutiv i BKS-së, Sami Mazreku dhe ish-drejtori i Departamentit të Financave në BKS-së, Valon Berisha, kurse vlera e dëmit të shkaktuar është mbi 1 milionë e 43 mijë euro.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu në një konferencë për media, tha se gjatë aksionit të sotëm policor që përfshiu shumë komuna të Kosovës, janë sekuestruar të holla kesh në vlerë prej 23 mijë e 700 euro, ndërsa është arritur që të bllokohen të hollat në vlerë prej 1 milionë 300 mijë e 886 euro.

Kryeziu njoftoi tha se aksioni i sotëm ka paraparë veprime hetimore nga marsi i vitit të kaluar 2025 dhe se për këtë rast kanë qenë të angazhuar dy prokurorë dhe vetë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit. 

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu tha se janë siguruar 166 transaksione të dyshimta, në mesin e tyre 25 transaksione kanë të bëjnë me 12 persona.

Ai theksoi se aksioni i sotëm ka përfshirë 46 persona, prej tyre 39 janë arrestuar dhe ndaj tyre tashmë është lëshuar vendimi për ndalim.

Ky aksion i sotëm policor u zhvillua Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Pejë, Klinë, Rahovec, Obiliq, Gjilan, Ferizaj e deri në Dragash, u zhvillua ky aksion policor, i cili rezultoi me 39 persona të arrestuar prej 46 personave fizik që ishin në shënjestër.

Gjatë aksionit janë sekuestruar, 23 mijë e 700 euro para kesh, ari, aksesorë, orë dore, armë dhe pajisje elektronike të ndryshme, dhe janë bllokuar mbi 1.3 milion euro .

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu deklaroi se shtatë nga personat të dyshuar rezultojnë të jenë jashtë Kosovës, po që shtoi se hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë.

Në këtë aksion kanë qenë të përfshirë shtatë prokurorë, si dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu dhe gjithsej 400 zyrtarë policorë. 

Fatmir Karaliti, shefi i sektorit të hetimeve në drejtorin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë, operacionin e sotëm e konsideroi të suksesshëm përkundër kushteve të vështira atmosferike.

E gjatë ditës së sotme Byroja Kosovare e Sigurimeve ka njoftuar se për rastin në fjalë organet hetimore janë njoftuar nga vetë si rezultat i konstatimeve të identifikuara në raportin e Auditimit të Brendshëm. Këtë e konfirmoi edhe kryeprokurori i PTHZ-së, Petrit Kryeziu i cili tha se kallëzimi penal për rastin e sotëm është iniciuar nga disa anëtarë të Byros Kosovare të Sigurimeve.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026