Situata në veri mbetet e njëjtë
Lexohet për: 1 min.
319360784_2444555155685820_7313155448425111682_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Situata e përgjithshme në veri të vendit mbetet e njëjtë. Rrugët  në drejtim të kufijve Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të mbeten të bllokuara. Ndërsa dyqanet dhe shkollat në veri të vendit po qëndrojnë të mbyllura.

Afër fshatit Zupç në drejtim të kufirit të Bërnjakut ndodhen dy kamionë dhe një xhip të vendosura nga bandat serbe që pengojnë qarkullimin e automjeteve në këtë drejtim.

Dy automjete të KFOR-it herë pas here po qëndrojnë afër kësaj barrikade.

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në katër komunat veriore të Kosovës, por edhe studentët, vazhdojnë të mos mbajnë mësim.

Po ashtu shumë dyqane në veri të Mitrovicës janë të mbyllura, përveç barnatoreve dhe dyqaneve me artikuj ushqimorë. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë patrullimin e tyre nëpër zonat me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke ju ofruar  siguri dhe rend të gjithëve pa dallim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024