Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka zhvilluar takim me shefin e EULEX-it, Pietro Barbano dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Sipas KFOR-it, ata kanë diskutuar për masat e deeskalimit që do të zbatohen në afat të shkurtë nga institucionet në Kosovë.
Ndërsa shefi i EULEX-it ka thënë se kanë rënë dakord për “modalitetet e përgjithshme për të forcuar më tej bashkëpunimin dhe koordinimin tonë të vazhdueshëm për të mbështetur stabilitetin në Kosovë dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve të saj".
“Në ditët në vijim presim takime teknike vijuese me Policinë e Kosovës për të kryer vlerësime të përbashkëta dyjavore të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe EULEX-it dhe - sipas rastit - me KFOR-in”, ka shkruar ai në Twitter.