Sir Jim Ratcliffe ka hyrë në garë për të blerë Manchester United
Lexohet për: 1 min.
15-Sir Jim Ratcillfe
1 vit më parë
Linku u kopjua

Firma “Ineos” e miliarderit britanik, Sir Jim Ratcliffe ka hyrë zyrtarisht në garë për të blerë gjigantin anglez, Manchester United.

Pronarët e United, familja Glazer thanë në nëntor se ata po konsideronin shitjen e klubit ndërsa eksploronin alternativa strategjike, raporton KosovaPress.

“Ineos” tha se kompania e kishte vënë veten zyrtarisht në proces.

Ratcliffe bëri një ofertë të pasuksesshme prej 4.25 miliardë funtesh për të blerë Chelsean vitin e kaluar, pasi pronari Roman Abramovich nxori në shitje klubin londinez.

I lindur në Manchesterin e Madh, Ratcliffe është një tifoz i United që nga fëmijëria dhe një nga njerëzit më të pasur të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai tha se do të ishte përpjekur të blinte skuadrën nga “Old Trafford” pas dështimit për të blerë Chelsean, por, pas takimit me vëllezërit Joel dhe Avram Glazer, deklaroi se ata nuk donin ta shesin.

Megjithatë, që atëherë Glazers kanë ndryshuar qëndrim dhe ai tani i është bashkuar procesit të tenderit.

Grupi “Ineos” zotëron skuadrën e Nice në Francë dhe klubin zviceran Lausanne.

United ka qenë në pronësi të familjes Glazer që nga viti 2005.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025