Sindikalistët e “Trepçës” në Komision kërkojnë largimin e kryeshefit të ndërmarrjes
Lexohet për: 2 min.
komisioni-per-ekonomi-311023
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të kompanisë “Trepça”, Ibrahim Januzi bashkë me disa minatorë në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti kanë kërkuar largimin e kryeshefit të ndërmarrjes.

Januzi derisa ka kërkuar të realizohen kërkesat e tyre, tha se minatorët janë të palëkundur në kërkesat e tyre, dhe qeveria duhet të gjejë zgjidhje sa më shpejtë.

Islam Ahmeti, anëtar i kryesisë Sindikatës tha se në qoftë se kryeshefi është aq i vlefshëm, ofroni një pozitë më të mirë. I njëjti është shprehur se në asnjë formë nuk duan të shohin në “Trepçë”.

Edhe Gani Osmani ka bërë apel te qeveria që të gjeje një zgjidhje për këtë çështje. Sipas tij, kërkesat nuk janë politike, porse janë të mundshme.

Ndërkaq, minatori Sami Peci mes lotëve ka kërkuar nga qeveria të gjejë një zgjidhje për minatorët.

Ndërkaq, sipas kryetares së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, kjo grevë nuk ka bazë. E njëjta ka kërkuar që të bëhet një vlerësim i punës së ushtruesi të detyrës dhe jo të kërcënohet.

Për këtë, Januzi i është kundërpërgjigjur Kusari-Lilës, se nuk është e informuar për gjendjen organizative dhe vendimmarrjen që funksionon në “Trepçë”.

Ndërsa, deputeti nga AAK, Pal Lekaj tha se ka informacione që ministrja ndodhet në Kosovë dhe ka thirr në takim kryeshefin e “Trepçës”.

Lekaj ka kërkuar po ashtu që ministrja ta shkarkojë kryeshefin e Trepçës.

Edhe deputetja nga LDK, Valentina Rexhepi-Bunajku tha se kërkesat e minatorëve janë të arsyeshme dhe duhet të zbatohen. Ajo shtoi se si opozitë janë të gatshëm të bashkëpunojnë për t’i përmirësuar kushtet e minatorëve, porse qeveria nuk është e gatshme të bashkëpunojë./E. Krasniqi/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024