Simeone hedh dyshime mbi të ardhmen e tij te Atletico Madridi
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Diego Simeone ka zbuluar se e ardhmja e tij te Atletico Madridi do të varet nga mënyra se si klubi do ta përfundojë sezonin.

Atletico Madridi aktualisht ndodhet në vendin e katërt në La Liga, por e gjen veten dhjetë pikë prapa rivalit, Real Madridit dhe 13 pikë prapa liderit të ligës, Barcelonës, me të dyja skuadrat që kanë luajtur një ndeshje më pak, raporton KosovaPress.

Pas më shumë se një dekade në krye në “Estadio Metropolitano”, spekulimet janë të shumta se ish-mesfushori i Interit do të kërkojë një aventurë të re në fund të sezonit, por Simeone këmbënguli se nuk është marrë asnjë vendim.

“Kontrata ime varet shumë nga mënyra se si e mbyllim sezonin”. Simeone u tha gazetarëve në një konferencë për shtyp para ndeshjes së klubit me Osasuna të dielën.

“Çdo finale të sezonit ne mblidhemi për të parë se si do të vazhdojmë. Ky vit nuk do të jetë përjashtim”, tha më tej Simeone.

I pyetur për sqarime për komentet e tij, Simeone mbeti i paqartë:

“Është më komplekse se sa sugjeroni ju. Do ta mësoni kur të përfundojë sezoni se çfarë do të ndodhë”.

52-vjeçari bëri më shumë se 150 paraqitje për Atleticon në dy periudha në klub gjatë ditëve të tij si lojtar, përpara se të varte këpucët në vitin 2006 dhe të fillonte një karrierë si trajner.

Pas punës së trajnerit të disa skuadrave në Argjentinë dhe një qëndrimi të shkurtër në Itali, Simeone u kthye në klubin me të cilin fitoi La Ligën dhe Kupën e Mbretit si lojtar në vitin 2011.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024