Simboli i Luftës së Ftohtë: 7 gjëra që mund të mos i dini për Murin e Berlinit
Lexohet për: 4 min.
62359436
2 vite më parë
Linku u kopjua

Autoritetet e Gjermanisë Lindore filluan ndërtimin e Murit të Berlinit më 13 gusht 1961.

Sipas shpjegimit zyrtar, muri duhej të mbronte popullin nga fashistët nga perëndimi dhe të mundësonte zhvillimin e një shteti socialist në Gjermaninë Lindore.

1. Muri i Berlinit është një pengesë 160 kilometra e gjatë dhe rreth 3.5 metra e lartë që ndante Perëndimin nga Berlini Lindor dhe territorin gjerman përreth. Është një simbol i ndarjes ideologjike të Gjermanisë dhe Evropës së pasluftës dhe një nga simbolet më të mëdha të Luftës së Ftohtë.

2. Autoritetet e Gjermanisë Lindore filluan ndërtimin e Murit të Berlinit më 13 gusht 1961. Sipas shpjegimit zyrtar, muri duhej të mbronte popullin nga komplotet fashiste të Perëndimit dhe të mundësonte zhvillimin e një shteti socialist në Gjermaninë Lindore.

E vërteta është se ndërtimi i murit parandaloi migrimin e njerëzve dhe fuqisë punëtore nga Republika Demokratike Gjermane  në Republikën Federale të Gjermanisë. Sipas disa statistikave, në periudhën 1949-1961, më shumë se dy milionë njerëz u larguan nga pjesa lindore në pjesën perëndimore të Gjermanisë.

3. Në mëngjesin e 13 gushtit 1961, në qendër të Berlinit u ngrit një mur i improvizuar i përbërë nga njerëz dhe mjete të blinduara. Ushtarët e RDGJ vendosën tela me gjemba dhe roje të armatosura, të cilët ishin gati të qëllonin këdo që përpiqej të kalonte në anën tjetër pa autorizim derisa të ngrihej një mur i vërtetë betoni. Me ndihmën e ushtrisë dhe vullnetarëve, versioni i parë i murit prej betoni u ngrit në vetëm dy javë. Muri vazhdimisht po zgjerohej dhe forcohej për të parandaluar kalimet e paautorizuara.

4. Muri i Berlinit kishte disa pika kontrolli, dhe më e njohura ndër to ishte pika e kontrollit Charlie në Friedrichstrasse, e cila ishte nën kontrollin e forcave aleate. Ky është një nga vendet e pakta ku Muri i Berlinit mund të kalohet me sukses me dokumente të duhura.

5. Sipas të dhënave të Qendrës për Historinë Bashkëkohore në Potsdam, në periudhën nga viti 1961 deri në vitin 1989, 140 persona kanë humbur jetën duke u përpjekur të kalojnë Murin e Berlinit. Edhe pse rojet në postblloqe kishin një "leje për të vrarë" për të gjithë ata që do të tentonin të kalonin murin pa autorizim dhe ta përdornin, disa dezertorë vendosën vetë. Personi i fundit që humbi jetën duke u përpjekur të arratisej nga Berlini Lindor në Perëndim ishte inxhinieri elektrik Winfried Freudenberg, i cili vdiq më 8 mars 1989.

6. Historia shënon se rënia e Murit të Berlinit ndodhi natën e 9-10 nëntorit 1989. Edhe pse disa sollën çekiçë dhe mjete të tjera me vete atë mbrëmje për të thyer simbolikisht një pjesë të murit dhe për ta marrë atë si kujtim, shembja e murit nuk filloi zyrtarisht deri më 13 qershor 1990. Data e përmendur në lidhje me rënien e Murit të Berlinit i referohet hapjes së kufijve midis Berlinit Lindor dhe Perëndimor.

7. Sipas disa vlerësimeve, shembja e Murit të Berlinit prodhoi rreth 1.7 milionë tonë mbeturina. Mbetjet e Murit të Berlinit u transportuan në shumë vende të botës si një kujtesë e kohëve të vështira. Një pjesë të këtij simboli të Luftës së Ftohtë mund ta shihni në Zagreb përballë ndërtesës së Ambasadës gjermane dhe Instituti Goethe në rrugën e Vukovarit. Një copë muri me përmasa 3.2 x 1.2 metra dhe me peshë 2.5 ton iu dhurua Zagrebit nga sipërmarrësi gjerman Axel Brauer.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024