Siguria në Rahovec, kërkohet të rritet prania e policisë në terren
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi Komunal i Rahovecit është duke e mbajtur mbledhjen e radhës me 12 pika të rendit të ditës. Rastet e fundit të plaçkitjeve, rrahjeve dhe gjuajtja me armë në Krushë të Madhe ka ngritur shqetësim tek qytetarët dhe në seancën e djeshme, ku është shqyrtuar gjendja aktuale e sigurisë. Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi ka thënë se situata është serioze pasi po cenohet prona dhe pasuria e qytetarëve dhe ka kërkuar të rritet prania policore në terren.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi thotë se rasti i Krushës së Madhe dhe Ratkocit është duke u trajtuar me seriozitet dhe për pak ditë mund të zbulohen identitetet e pjesëtarëve në plaçkitjen e armatosur.

Latifi fton të gjithë qytetarët dhe anëtarët e kuvendit që të bashkëpunojnë me organet e rendit dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë rahati për këta keqbërës.

Kryetari Latifi gjithashtu ka paralajmëruar asamblistët se në këtë seancë nuk do të i’u përgjigjet pyetjeve të tyre, por në seancën e ardhshme për shkak të kursimit të kohës./A. Shala/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024