Sigal Prishtina merr fitoren e dytë radhazi në Ligën Ballkanike
Lexohet për: 1 min.
9-Sigal Prishtina
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gjiganti i basketbollit kosovar, Sigal Prishtina ka regjistruar fitoren e dytë me radhë në Ligën Ballkanike.

KB Prishtina e ka mposhtur me rezultat të thellë 107:82 (29:26, 22:14, 29:16, 27:26) skuadrën nga Mali i Zi, KK Pljevljan, raporton KosovaPress.

Kjo ishte fitorja e dytë me radhë për Prishtinën në këtë garë, pasi që para gjashtë dite triumfoi 96:65 kundër Lovcen Cetinje.

Me pikët e reja, Sigal Prishtina ngjitet në vendin e tretë në grupin e saj në kuotën e pesë pikëve, aq sa ka edhe AEL në vendin e dytë, ndërsa një më shumë se kundërshtari i sotëm që zë vendin e fundit me katër pikë.

Rezultati final, 107:82 në favor të Sigal Prishtinës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025