Kur intervista është drejt fundit me shumë gjasa intervistuesi do të ju pyes: "A keni ndonjë pyetje për mua?".
Kur e dëgjoni këtë pyetje, mund të mos e keni përgjigjen e menjëhershme dhe ju duket pak kohë të orvateni brenda vetes dhe ky është një sinjal që intervista është gati të përfundoj.
AkademiPune ju përcjell disa këshilla se si t'i përgjigjeni kësaj pyetjeje në mënyrë strategjike, si dhe ashtu u japim disa udhëzime se si t’i shmangeni pyetjeve më mirë.
Pika kryesore
Qëndroni larg pyetjeve që kanë të bëjnë me pagat dhe aktivitetet jashtë punës dhe shmangni thashethemet dhe pyetjet personale.
Çfarë dëshiron të dijë intervistuesi
Si të përgatiteni për pyetjen
Meqenëse kjo pyetje është e zakonshme në fund të çdo lloj interviste pune, është e rëndësishme ta planifikoni atë paraprakisht dhe të jeni të përgatitur. Zhvilloni një listë pyetjesh për të cilat dëshironi t'u përgjigjeni dhe mbani në mend se pyetjet tuaja mund të ndryshojnë pak në bazë të intervistuesit tuaj.
Përgatitni disa pyetje, pasi shumë prej tyre mund të adresohen gjatë intervistës
Duhet ta keni parasysh se ashtu si të gjitha pyetjet e intervistës nga intervistuesi, edhe pyetja e juaj është e rëndësishme për t’iu bërë përshtypje. Duke e bërë një pyetje të thellë ju mund ta mbyllni intervistën duke u dhënë intervistuesve një përshtypje të mirë. Intervistat janë një rrugë e dyanshme dhe bërja e pyetjeve mund të jetë një mënyrë e mirë për të përcaktuar nëse kompania dhe pozita në fjalë janë të përshtatshme për ju.
Pyetjet tuaja duhet të bëjnë të se keni kuptuar shpejt qëllimet dhe prioritetet e kompanisë. Ju mund të reflektoni në përmbajtjen e intervistës.
Gjithmonë synoni të bëni gjithmonë pyetje të hapura, dhe jo pyetje të mbyllura që intervistuesit mund të përgjigjen me një "po" ose një "jo". Pyetjet e juaja mund të ju ndihmojnë të keni më shumë informacion në lidhje me qëllimet e kompanisë dhe pozitën në fjalë. Por, sigurohuni që të kapërceni çdo pyetje që mund t'i përgjigjeni me një kërkim të shpejtë në internet. Këto lloj pyetjesh mund t'ju bëjnë të dukeni të papërgatitur.
Hidhini një sy disa kategorive të gjera pyetjesh që janë të përshtatshme për t'u bërë.
Pyetje rreth pozitës për të cilën keni aplikuar
-A mund të mi shpjegoni më shumë për përgjegjësitë e përditshme që ka kjo pozitë? Si do ta përshkruanit ritmin e një dite të zakonshme?
-Nëse do të punësohesha për këtë rol, çfarë do të dëshironit të arrija në dy muajt e parë?
-Sipas jush, ku duhet të jetë fokusi që performanca ime të rezultojë në suksesin e këtij projekt?
Pyetje rreth kompanisë ose intervistuesit
-Si do ta përshkruanit stilin e menaxhimit të organizatës?
-Çfarë është diçka që ju bën të lumtur kur vini në punë çdo ditë?
-Mund të flisni për kulturën e kompanisë?
-Cilat janë synimet e kompanisë për vitin e ardhshëm?
Me pyetje rreth jush ju mund të kuptoni më shumë për përshtypjet që kanë intervistuesit për dhe nëse ai mendon se jeni një kandidat i mirë. Me këto pyetje, mund të shprehni entuziazmin tuaj për rolin dhe më pas (bazuar në reagimet që merrni) ta trajtoni çështjen në vend. Mund te pyesësh:
Cilat janë shqetësimet tuaja për aplikimin tim?
Çfarë nuk duhet pyetur
Mund të ju jepet liria për ta orientuar kah doni pyetjen e juaj por ju qëndroni larg pyetjeve për temat e mëposhtme:
Thashethemet e jetës personale ose të zyrës së intervistuesit: Jepini intervistuesve të njëjtën mirësjellje që do të dëshironit që ata të ju japin juve duke mos pyetur për familjen e tyre, situatën e jetesës ose duke bërë thashetheme për njerëzit që të dy mund t'i njihni.
Gjërat që mund t'i përgjigjeni vetë: Nëse pyetjes suaj mund t'i përgjigjet lehtësisht me një kërkim të shpejtë në internet ose duke hedhur një vështrim në faqen e internetit të kompanisë, mos e bëni atë. Intervistuesit presin që ju ta keni hulumtuar kompaninë e tyre paraprakisht dhe veçse i dini informacionet bazike.
Pyetje shumë të ndërlikuara ose shumë pyetje në një: Bërja e pyetjeve me shumë nënpyetje mund t'i mbingarkojë intervistuesit. Bëni vetëm një pyetje në të njëjtën kohë. Ju gjithmonë mund të bëni nënpyetje në vazhdimësi. Synoni që intervista të rrjedhë si një bisedë e natyrshme.
Mos bëni shumë pyetje. Derisa dëshironi të jeni të përgatitur për të bërë një ose dy pyetje, përjcelleni më vëmendje situatën dhe përfundoni pyetjet kur intervistuesit fillojnë të përziejnë letrën ose të shikojnë orën e tyre.
Cilat janë disa nga zhvillimet më të fundit në kompaninë tuaj?
Sa mund të fitoj gjatë vitit të parë të punës?
A keni fëmijë? A është ky një punëdhënës miqësor për fëmijët?
Cilat janë pesë synimet strategjike për organizatën gjatë pesë viteve të ardhshme?