Seanca gjyqësore për rastin e uzurpimit të një prone në Hajvali është shtyrë për shkak të ndryshimit të statusit jetësor të disa të pandehurve. Procesi gjyqësor i paraparë për t’u mbajtur sot (e mërkurë) në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i cili është një nga rastet më eklatante të uzurpimit të pronës para 22 viteve në Hajvali të Prishtinës.
Gjyqtarja Kosovare Musliu ka thënë se gjykata nuk ka kushte për mbajtjen e seancës së sotme dhe bie aktvendim se seanca e sotme nuk do të mbahet, për shkak të ndryshimit të statusit jetësor për të paditurin Hajrush Bajrami dhe të paditurin tjetër Vehbi Pacolli, për të cilin kishte vërtetim mjekësor se ka ndërruar jetë.
Musliu, drejtuar avokatit të të pandehurve, Avni Gjakova, u shpreh se Gjykatës i duhet autorizim në formë të shkruar për t’i përfaqësuar të paditurit, pasi që i njëjti kishte në formë të shkruar në lëndë vetëm një autorizim.
Avokati Avni Gjakova, në mungesë të autorizimit të paditurve, kërkoj nga gjykatësja që sot të paditurit që ishin në seancë të autorizonin avokatin Gjakova gojarisht.
Prona milionëshe është blerë në vitin 2002 dhe vetëm disa muaj pas blerjes së saj, kur blerësi ka shkuar në diasporë, aty kanë filluar ndërtimet ilegale. Pretendohet se gjitha këto ndërtime janë bërë në dijeni të Komunës së Prishtinës kurse uzurpatorët pos ndërtimit të shtëpive në pronën e huaj kanë bërë edhe shit-blerje të trojeve brenda parcelës. /A. Shala/