Shtrenjtimi i prodhimeve të qumështit s’ka të ndalur në Maqedoni
Biznes
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Rritja e çmimeve nuk ka të ndalur në Maqedoni të Veriut, sidomos te prodhimet e qumështit, ndërsa paralajmërohen edhe rritje të reja në vjeshtë. Qytetarët në vazhdimësi ankohen se po përballen me çmime të rritura në dyqane.

I pyetur nëse janë planifikuar masa të reja për të ndalur hovin e rritjes së djathit, kaçkavallit dhe prodhimeve të tjera të qumështit, zv/kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi thotë se po analizohet situata dhe se nuk është e vërtetë se prodhuesit po rrisin çmimet, por se kjo ndodh për shkak të presionit të tregtarëve.

“Po bëhen analizat e fundit. Ajo që e dimë është se prodhimet, përkatësisht ato të qumështit nuk shtrenjtohen nga ana e prodhuesve, përkatësisht ata janë vënë në situatë që të bëjnë rritje për një përqindje të caktuar për shkak të presionit që e kanë nga tregtarët. Sapo t’i kemi të gjitha informacionet konsideroj se do të veprojmë në mënyrë të duhur qoftë përmes ngrirjes së çmimeve, qoftë përmes me masa të tjera, gjithçka që është e lejuar në bazë të ligjit  do të bëhet”, deklaroi Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër për çështje ekonomike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024