Shtohet qarkullimi në sektorin e shërbimeve, tregtia në vendin e parë
Lexohet për: 1 min.
tregtia1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Anketa e realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), lidhur me qarkullimin në sektorin e shërbimeve në vend, për muajin janar të vitit 2023, tregon se këtij sektori iu shtua puna, së bashku me të dhe punësimi.

Sipas raportit të ASK-së, tregtia mbetet faktori kryesor në këtë rritje.

“Në muajin janar të vitit 2023, indeksi i qarkullimit në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Janar 2022) kishte rritje te këto grupe: Tregtia 36.7%, Aktivitetet e Arkitekturës dhe Inxhinierisë 32.7%, Informacioni dhe Komunikacioni 24.5%, Hotelet 20.5%, Transporti dhe Magazinimi 17.2%, Bar-Restorantet (8.5%); dhe Agjencitë e udhëtimit 1.2%”, thuhet në raport.

Ndërsa, numri i të punësuarve në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Janar 2022) kishte rritje te këto grupe: Tregtia (37.0%); Aktivitetet e Arkitekturës dhe Inxhinierisë (19.3%); Informacioni dhe Komunikacioni (12.1%); Transporti dhe Magazinimi (11.6%);  Agjencitë e udhëtimit (5.0%); dhe Bar-Restorantet (3.2%). Kurse ka një rënie te Hotelet me (-1.2%)./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024