Shtohet qarkullimi në sektorin e shërbimeve, agjencitë e udhëtimit në vendin e parë
Lexohet për: 1 min.
agjensi-02
1 vit më parë
Linku u kopjua

Anketa e realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), lidhur me qarkullimin në sektorin e shërbimeve në vend, për muajin shkurt të vitit 2023, tregon se këtij sektori iu shtua puna.

Sipas raportit të ASK-së, sektori i agjencive të udhëtimit mbetet faktori kryesor në këtë rritje.

“Në muajin shkurt të këtij viti, indeksi i qarkullimit në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak kishte rritje te: Agjencitë e udhëtimit 104.38%, Hotelet 72.28%, Aktivitetet e Arkitekturë dhe Inxhinierisë 43.92%, Tregtia 34.5%, Transporti dhe magazinimi 21.78%, Informacioni dhe komunikacioni 21.72% dhe Bar-Restorantet 16.9%”, thuhet në raportin e ASK-së, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, sa i përket punësimit në këtë periudhë, prin sektori i tregtisë.

Numri i të punësuarve në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (shkurt 2022) kishte rritje te: Tregtia 31.44%, Aktivitetet e Arkitekturës dhe Inxhinierisë 18.93%, Informacioni dhe komunikacioni 11.62%, Transporti dhe magazinimi 11.2%, Agjencitë e udhëtimit 3.37%, Bar-Restorantet 3.06% dhe Hotelet 0.37%.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024