Rastet e fundit të plaçkitjeve, rrahjeve dhe gjuajtjeve me armë nga disa ekipe grabitëse në fshatrat e Rahovecit kanë ngritur shqetësim për qytetarët në këtë komunë. Për këtë, Komuna e Rahovecit po mban një mbledhje të jashtëzakonshme për shqyrtimin e gjendjen aktuale të sigurisë në këtë komunë.
Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi tha se duhet të rritet prezenca e ekipeve patrulluese në çdo cep të Rahovecit.
Për rastet e fundit të plaçkitjeve, komandanti i Stacionit Policorë në Rahovec, Fazli Morina tha se i kanë marrë të gjitha masat dhe janë rrugës për t’i zgjidhur.
Morina tha se angazhimi i policisë është maksimal dhe ka shtim te patrullave në çdo zonë të prekur nga këto raste të plaçkitjeve.
Morina shtoi se janë të gatshëm të hetojnë rastet dhe të dënojnë secilin person për çdo vepër penale.