Shtimja ia dorëzon materialet arkivore Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
Qemajl Aliu
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu tha se bashkëpunimi i kësaj komune me Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë është i rëndësishëm jo vetëm në aspektin institucional, por sidomos për qytetarët dhe për familjarët e viktimave të Luftës së fundshekullit të kaluar në Kosovë.

Aliu pas takimit me drejtorin e Institutit Atdhe Hetemi tha se ka dorëzuar materialet arkivore që posedojnë për të dokumentuar dëmet e krimet e kryera gjatë luftës së fundit.

“Gjatë takimit të mbajtur dje ku e mirëprita Drejtorin e Institutit, z. Atdhe Hetemi, biseduam dhe dorëzuam të gjitha materialet arkivore që posedojmë si institucion, të cilat dokumentojnë dëmet dhe krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Komunën tonë. Materialet që kemi dorëzuar do të ndihmojnë në përgatitjen e një dosjeje të plotë me dëshmi dhe evidenca, të cilat do të jenë thelbësore për të mbajtur përgjegjës ata që kanë kryer krime të gjenocidit dhe krime kundër njerëzimit”, ka shkruar ai.

Aliu tha se vlerësojnë punën e palodhshme të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë  në mbledhjen dhe ruajtjen e këtyre dëshmive, të cilat sigurojnë që e kaluara jonë të dokumentohet dhe të shërbejë si mekanizëm për drejtësi si parakusht i paqes.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024