Shtëpia e Bardhë: SHBA nuk ka marrë asnjë kërkesë nga Brazili në lidhje me Bolsonaron
Lexohet për: 1 min.
Shtepia e Bardhe
1 vit më parë
Linku u kopjua

SHBA nuk ka marrë një kërkesë zyrtare nga qeveria braziliane në lidhje me statusin e ish-presidentit Jair Bolsonaro, pasi mbështetësit e tij sulmuan Kongresin brazilian, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, i cili është me presidentin Joe Biden në samitin SHBA-Meksikë-Kanada në Mexico City, tha se zyrtarët amerikanë nuk janë në kontakt të drejtpërdrejtë me Bolsonaron.

Ish-presidenti besohet të jetë në periferi të Orlando, Florida.

Më herët sot, tre liderët e Amerikës së Veriut në një deklaratë të përbashkët i qëndruan pranë Brazilit në ruajtjen e institucioneve të tij demokratike.

Trazirat që u ndezën të dielën me pushtimin e Kongresit nga mbështetësit e ish-presidentit Bolsonaro përfunduan sot në Brazil.

Vitin e kaluar në tetor, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, Luiz Ignacio Lula Da Silva mposhti kundërshtarin e tij, të djathtën dhe ish-presidentin Bolsonaro, me rreth një për qind të votave.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024