Shtëpia e Bardhë: Të dihet ndikimi i revoltës së Wagnerit në Rusi
Lexohet për: 2 min.
Wagner claims taking control of Russian southern military district in Rostov-Na-Don
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se është "shumë shpejt për të ditur" se çfarë ndikimi do të ketë në rajon revolta e Wagner-it e fundjavës së kaluar në Rusi.

"Presidenti është i fokusuar në mbështetjen e Ukrainës. Ne nuk po mbajmë anë në këtë çështje të brendshme," u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, gjatë një konference të përditshme për shtyp.

Por ai shtoi: "Historia e këtij konflikti ka treguar se ushtria ruse nuk është aq e lavdëruar sa ndoshta ata donin të karakterizoheshin".

Duke e kthyer fokusin përsëri te lufta 16-mujore e Ukrainës, ai tha: "Dhe përsëri, të mos tingëllojë si një rekord i thyer, por ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të sigurohemi që ukrainasit të kenë gjithçka që u nevojitet për të qenë të suksesshëm në atë luftë”.

Kirby gjithashtu nuk pranoi të komentojë nëse qeveria amerikane i konsideron ngjarjet që ndodhën me Grupin Wagner një "kryengritje, një grusht shteti, një tentativë për grusht shteti ose një rebelim të armatosur"./AA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024