Shqyrtimi i Projektbuxhetit në lexim të dytë do të bëhet pas dy javësh në Kuvend
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Pas dy javësh pritet të mbahet seancë plenare, ku në rend dite do të jetë shqyrtimi i dytë i Projektbuxhetit për vitin 2024. Kështu u tha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku partitë opozitare kanë kërkuar rishikimin e Projektbuxhetit. PDK dhe AAK deklaruan se as me planifikimet buxhetore të vitit të ardhshëm nuk plotësojnë kërkesat e sektorit publik dhe privat.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar që të gjitha kërkesat e kësaj partia që tashmë janë amendamente të përfshihen në Projektbuxhetin 2024.
Pas mbledhjes së Kryesisë, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se sot nuk ka pasur kuorum në Kryesi, megjithatë ai njoftoi se u diskutua për mbajtjen e seancave të ardhshme.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Javë më parë është miratuar në parim Projektbuxheti për vitin 2024, i cili kap vlerën e mbi 3.3 miliardë euro. /Sh.Pajaziti