“Shqiptaria” i reagon ASK-së: Jemi të shqetësuar me procesin e regjistrimit të popullsisë
Lexohet për: 2 min.
regjistrimi i popullise
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Organizata “Shqiptaria” reagon duke shprehur shqetësimin dhe kundërshtimin e thellë ndaj mënyrës se si po zhvillohet procesi i regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare në Kosovë.

“Raportimet tona dhe dëshmitë e qytetarëve tregojnë për një praktikë të papranueshme ku punëtorët e regjistrimit pa konsultuar pjesëmarrësit në regjistrim, po ndërhyjnë në mënyrë të paligjshme duke i regjistruar pjesëmarrësit në regjistrim në mënyrë arbitrare pa i pyetur për preferencat e tyre”, thuhet në reagim.

Më tej në deklaratën e Organizatës Shqiptaria thuhet se: Ne kemi vërejtur se në rubrikën "tjetër Specifiko", pjesëmarrësit nuk po u jepet mundësia për të zgjedhur dhe deklaruar sipas preferencave të tyre, kjo është shkelje e të drejtave themelore të njeriut dhe rrezikojnë integritetin e procesin te regjistrimit të popullsisë.

Organizata “Shqiptaria”  thekson se ky veprim arbitrar i regjistruesve po i shkel në mënyrë flagrante të drejtat dhe liritë themelore të pjesëmarrësve në regjistrim.

“Kërkojmë nga qeveria, Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe organet ligj-zbatuese të ndërmarrin masa të menjëhershme për të ndaluar praktikat e paligjshme të regjistruesve që po kryejnë këtë veprim kur tash kanë mbet edhe 8 ditë nga ky proces i rëndësishëm për vendin. Në sjellim fakte të mjaftueshme nga ankesat që na u jan drejtuar neve nga qytetar të shumtë, po ashtu kemi edhe fakt  tjter edhe nga antar tonë të cilët me e-mail janë drejtuar ASK për këto vërejtje dhe nuk ka marr përgjigje”, thuhet në reagimin e organizatës "Shqiptaria".

https://kosovapress.com/organizata-shqiptaria-i-reagon-ask-se-qytetareve-tu-lejohet-te-zgjedhin-religjionin-qe-besojne

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024