Shqipëria vazhdon pjesëmarrjen në KFOR deri më 2027
Lexohet për: 1 min.
Shqiperia KFOR
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme mori vendimin për të zgjatur pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak ndërkombëtar të KFOR-it në Kosovë.

Pjesëmarrja e Forcave të Armatosura në operacionin ushtarak të KFOR në Kosovë përfundonte më 31 dhjetor 2024, por tashmë është zgjatur edhe për tre vite të tjera, deri më 31 dhjetor të vitit 2027.

Sipas vendimit, kanë ndryshuar edhe pagesat për dietat ditore, që ka qenë 6.000 lekë (57.66 euro sipas kursit aktual) dhe është bërë 12.000 lekë (115.32 euro). /tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025