Shqipëria sot drejton seancën e Këshillit të Sigurimit
Lexohet për: 1 min.
Rama
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shqipëria do të drejtojë sot seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se kjo mbledhje do të jetë më e rëndësishmja që prej fillimit të luftës në Ukrainë.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë foto nga oborri i OKB-së, ku sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama sot në Facebook teksa ka shpërndarë edhe një fotografi.

Ndërkaq mbrëmë përmes një videomesazhi, kryeminsitri shqiptar ka bërë të ditur se në këtë mbledhje do të flitet për pasojat e agresionit rus në Ukrainë.

Ndryshe, kjo do të jetë hera e parë që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të jetë në Kombet e Bashkuara dhe në Këshillin e Sigurimit, që prej fillimit të luftës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025