Shqipëria pushtohet nga turistët e huaj, ja sa milionë e vizituan për gjashtë muaj
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se për gjashtë muajt e parë të këtij viti Shqipërinë e kanë vizituar 4.5 milionë vizitorë të huaj.
Kryeministri, Edi Rama ka treguar se përqindja në krahasim me muajt e njëjtë të vitit të kaluar është për 34% më shumë.
I pari i ekzekutivit të Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në profilin e tij ën rrjetin social Facebook, ka shkruar se tashmë kanë hyrë në pikun e flukseve turistike dhe po prezentojnë çdo ditë ofertën shqiptare.
Postimi i plotë i Edi Ramës:
4.5 milionë vizitorë të huaj erdhën në Shqipëri në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ose +34% krahasuar me vitin e kaluar ?
Ndërkohë kemi hyrë në pikun e flukseve turistike ku së bashku me operatorët privatë që çdo ditë prezantojnë ofertën shqiptare por edhe me përgjegjësinë e jashtëzakonshme të ofrimit të cilësisë së shërbimit, si edhe me bashkitë e me gjithë institucionet publike jemi në koordinim për mbarëvajtjen e sezonit veror ?️☀️????.