Kryetari i Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me gazetarët ka komentuar sërish marrëveshjen me Partinë e Lirisë për të cilën tha se do i japë fund monizmit në Shqipëri, ndërsa rendimi më tej dhe disa prej objektivave të tjerë të kësaj marrëveshje të cilën ai e vlerëson si historike.
“Marrëveshje historike, marrëveshja që do t’i japë fund monizmit në Shqipëri, është marrëveshja që do të nxjerrë nga bashkia njeriun që meriton çdo epitet, por që epitetet nuk zgjidhin asgjë sepse e shndërroi me shpejtësi Tiranën, në qytetin me ajrin më të pistë në 10 qytet e botës. Ajri i ndotur do të thotë ajër kancerogjen. Që krijoji në Tiranë me kullat e tij, zonat me dendësi maksimale të popullatës që nuk i gjen në asnjë qendër europiane. Mashtroi në çdo hap qytetarët shqiptarë dhe që vodhi në mënyrë monstruoze, e shndërroi fushën e sharrës në një minierë floriri për veten dhe Edi Ramën”, tha Berisha.
“Uria, dhuna, skamja po detyrojnë shqiptarët të braktisin masivisht vendin e tyre. Shqiptarët kanë bindjen se vetëm protestat për largimin e këtij njeriu që urren të rinjtë dhe qytetarët e këtij kombi, është zgjidhja më emergjente.
Edi Rama ka humbur, e kemi denoncuar, çdo lloj lidhje dhe ndjeshmërie me këtë vend. Ai, si asnjë kryeministër tjetër i botës, i ka lejuar vetes Rama 137 udhëtime me avion-taksi. Presidenti i SHBA George Bush gjatë mandatit të tij, ka udhëtuar 74 herë, gjysmën e Edi Ramës dhe ka vizituar 43 vende në 4 kontinentet e botës. Për Air Force One sështë përdorur kurrë për ëekende, për udhëtime boshe. Është një çmenduri që tejkalon çdo lloj imagjinate. Kancelarja e Austrisë, një vendi të paktën 10 herë më i pasur se Shqipëria, minimuni, nuk lejon veten të udhëtojë me charter, por udhëton me linjë tregtare.