Shqipëria me rezolutë që shpall Iranin shtet sponsorizues të terrorizmit
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Shqipëria me rezolutë që shpall Iranin shtet sponsorizues të terrorizmit
Kuvendi i Shqiperise
17/03/2026 - 11:32
Linku u kopjua

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot projektrezolutën e propozuar nga Partia Socialiste, për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si shtet sponsor i terrorizmit dhe shtet që përdor mjete terroriste, si dhe shpalljen e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), si organizatë terroriste.

Në seancën plenare ku munguan deputetët e Partisë Demokratike, kryetari i grupit parlamentar në PS, Taulant Balla, ftoi deputetët që të miratojnë një rezolutën që sipas tij, “lidhet me çështje më të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare dhe rendit global, lufta kundër terrorizmit dhe përgjegjësinë e shteteve që e mbështesin ose që e tolerojnë atë”, shkruan atsh, transmeton KosovaPress.

Pas diskutimeve, Kuvendi votoi me 79 vota pro dhe 1 abstenim duke miratuar projektrezolutën.

Nisma u ndërmor nga Partia Socialiste për miratimin e rezolutës në mënyrë urgjente, ndërsa opozita e ka cilësuar miratimin jo në kohën e duhur.

Sipas draftrezolutës, tashmë të miratuar në Kuvend, e bashkon Shqipërinë me SHBA-në dhe vendet e të tjera në shpalljen e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe Hezbollahut si organizata terroriste.

Rezoluta synon të dënojë veprimet e Iranit në rajonin e Gjirit dhe përpjekjet e tij për të destabilizuar sigurinë globale.

Kjo lëvizje vjen në një kohë tensionesh të larta pas sulmeve të raportuara të Iranit ndaj vendeve fqinje.

Së fundmi, në mbrëmjen e 9 marsit, Kuvendi konstatoi akses të paautorizuar në infrastrukturën IT të institucionit. Gjatë verifikimeve u vu re re fshirja e një pjese të informacionit në disa llogari përdoruesish të punonjësve të administratës.

Sulmi u mor përsipër nga nga grupi i hakerave “Homeland Justice”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026