Shqipëria kërkon ta mbyll vitin me fitore kundër Armenisë
Lexohet për: 2 min.
2-Shqiperia
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Shqipërisë dhe Armenia, të cilat nuk do të marrin pjesë në Kupën e Botës “Katar 2022”, do të kërkojnë sot ta mbyllin këtë vit kalendarik me fitore, ku takohen në stadiumin “Air Albania” me fillim nga ora 17:30.

“Kuqezinjtë” kanë fituar vetëm një ndeshje në shtëpi nga shtatë sosh të zhvilluara, krahas Armenisë që ka dështuar të regjistrojë fitore në 11 ndeshjet e fundit si mysafirë, raporton KosovaPress.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Shqipëria u mposht 3:1 nga Italia, kurse Armenia barazoi 2:2 në “Fadil Vokrri” kundër Kosovës.

Të dy kombëtaret kanë zhvilluar gjithsej pesë ndeshje mes vete, ku në tre prej tyre ka triumfuar Shqipëria, krahas një fitoreje të Armenisë, ndërsa një ndeshja kanë barazuar 1:1.

Sulmuesi i Shqipërisë dhe i Chelseat, Armando Broja u detyrua të tërhiqet nga kombëtarja për shkak të një lëndimi kundër Italisë, ndërsa edhe Myrto Uzuni është rikthyer te klubi i tij, Granada.

Xhuliano Skuka pritet që të udhëheq sulmin, ndërsa krahas tij pritet të jetë Tedi Cara ose Ernest Muçi.

Lojtarët si Elseid Hysaj, Marash Kumbulla edhe Keidi Bare, të cilit ishin startues kundër Italisë, pritet që të mbajnë pozitat e tyre edhe sot kundër Armenisë.

Më poshtë i gjeni formacionet e mundshme të dy kombëtareve.

Shqipëria (3-5-2): Berisha; Kumbulla, Ismajli, Lenjani; Hysaj, Abrashi, Asllani, Bare, Lenjani; Cara, Skuka

Armenia (4-3-3): Buchnev; Hovhannisyan, Haroyan, Mkrtchyan, Hakobyan; Dashyan, Grigoryan, Mkrtchyan; Babayan, Bichakhchyan, Shaghoyan

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025