Shqipëria firmos marrëveshje me Bankën Europiane të Investimeve
Shqipëri
Lexohet për: 2 min.
WhatsApp-Image-2025-01-24-at-14.49.10-752x440
11 orë më parë
Linku u kopjua

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve është një hap i rëndësishëm që ndikon në zhvillimin e shpejtë ekonomik të vendit tonë dhe rrugën e saj drejt integrimit në BE.

Ministri Hasani ka shprehur mirënjohjen ndaj kontributit të vazhduesëm të Bankës Evropiane të Investimeve e cila ka mbështetur Shqipërinë që në fillim.

Hasani ndër të tjera, shprehet se Tirana është në rrugën e duhur për t’u bërë një qendër kryesore ekonomike rajonale.

“Marrëveshja e Vendit Pritës e nënshkruar sot mes Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) është një hap i rëndësishëm që ndikon në zhvillimin e shpejtë ekonomik të Shqipërisë dhe rrugën e saj drejt integrimit në BE! Mirënjohës ndaj kontributit të vazhdueshëm të BEI, e cila ka mbështetur Shqipërinë që nga fillimi! Financimi në rritje dhe ekspertiza do të ndihmojnë në zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së, si dhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor! Tirana, e vendosur të rritet si një qendër ekonomike rajonale”, shkroi Hasani në rrjetet sociale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025