Shqipëria fantastike, mposht edhe Ishujt Faroe
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pas fitores 2:0 ndaj Moldavisë, Shqipëria e ka mposhtur edhe Kombëtaren e Ishujve Faroe.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Torsvollur”, Shqipëria e ka mposhtur Ishujt Faroe si mysafire me rezultat 3:1, raporton KosovaPress.

Golat për “kuqezinjtë” i shënuan Nedim Bajrami (minuta e 20’), Kristjan Asllani (minuta e 51’) dhe Ernest Muçi (minuta e 90+2’).

Ndërkaq, golin e nderit për Ishujt Faroe e shënoi Odmar Faero në minutën e 45+1’ të ndeshjes.

Po ashtu, Sokol Cikalleshi e gjeti golin i pari duke shënuar në minutën e 1’, por gjyqtari e anuloi golin për shkak të pozitës jashtë loje. Cikalleshi më pas kishte një mundësi të artë për të shënuar, por që dështoi ta gjente golin nga penalltia në minutën e 32’.

Me pikët e reja, Shqipëria ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e dytë, një më pak se Republika e Çekisë në vendin e parë, dhe një më shumë se Moldavia në vendin e tretë.

Moldavia e mposhti sot Poloninë me shifrat 3:2.

Rezultati final i ndeshjes, 3:1 në favor të Shqipërisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024