Shqipëri: Zgjedhja e presidentit, raundi i katërt më 4 qershor
Lexohet për: 2 min.
y43y43y43
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryetari i grupit parlament socialist Taulant Balla propozoi në konferencën e kryetarëve që raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë të jetë e shtuna e 4 qershorit.

Partia Socialiste deri në orën 12: 00 të po kësaj dite duhet të depozitojë kandidaturën e më pas do të jetë komisioni ligjeve që do t’i dërgojë kuvendin raportin përkatës.

Në ora 18:00 parlamenti pritet të mblidhet në seancë të posaçme nga ku zgjidhet presidenti me vetëm 71 vota pas ezaurimit pa kandidat të tri raundeve të para. 

Një ditë përpara raundit të katërt të premten pasdite PS do të mbledhë kryesinë nga ku do të diskutohen kandidaturat.

“Me ata që sot janë kundër SHBA-së, ne nuk negociojmë. Ne kemi respektuar marrëveshjen fjalë për fjalë, kemi pritur me dëshirë, qoftë listë emrash, qoftë kandidatë unik, të vijnë të depozitohen. E patët mundësinë në dy raunde. Për shkak të mungesës së komunikimit, nuk arritëm të themi çfarë mendojmë ne.

Nuk di që në sekretarinë e kuvendit, të ketë ardhur qoftë një emër i vetëm që ne nuk e kemi marrë në konsideratë. Të shtunën në 18:00 dhe miqësisht ua them, unë mendoja se keni vënë mend nga bojkoti. Ne presim nëse doni të përfshiheni në këtë proces dhe të kemi dakordësi. Gati jemi,” u shpreh Balla./tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025