Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin në Shqipëri u realizuan në masën 25.8 miliardë lekë.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë bëri të ditur të ardhurat nga ky zë, rezultuan 43.9 % më shumë se 4-mujori 2022, si dhe 6.7 miliardë lekë ose 35.1 % më shumë se plani i vitit 2023 për tatimin mbi fitimin.
Tatimit mbi fitimin i nënshtrohen personat juridikë dhe ortakëritë që janë regjistruar për TVSH-në, personat juridikë, si dhe ortakëritë e tjera të personave të themeluara ose të organizuara në bazë të një ligji të huaj dhe që ushtrojnë veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë, çdo person tjetër, pavarësisht nga statusi ose forma ligjore e regjistrimit apo e njohjes së tij, kur ky është subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar, me përjashtim të rastit kur ky person është subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël.