Shpërthimi i bombës në Somali ka lënë të vdekur 5 persona
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Të paktën pesë persona, duke përfshirë punonjës të ndihmave humanitare, u vranë dhe disa të tjerë u plagosën të enjten në një shpërthim me bombë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, sipas një zyrtari të sigurisë. Sulmi nga një bombë e telekomanduar në anë të rrugës në lagjen Garasbaley synoi një automjet me shtetas turq dhe shoqëruesit e tyre të sigurisë që po udhëtonin në kampet e personave të zhvendosur brenda vendit për të kryer përpjekjet e ndihmës, tha Ahmed Abdi.

Ai tha se policia po heton dhe njoftoi vdekjen e tri rojave të sigurisë, por nuk specifikoi se sa turq u vranë apo u plagosën. Por raportet e mediave thanë se dy shtetas turq që ishin në Mogadishu për punë ndihmash gjatë ditëve të fundit të muajit të shenjtë islamik të Ramazanit u vranë. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por grupi terrorist i lidhur me Al-Kaida, Al-Shabaab, mori përgjegjësinë për shpërthimet e fundit në Mogadishu. Somalia është rrënuar nga pasiguria për vite me radhë, me kërcënimet kryesore që burojnë nga Al-Shabaab dhe grupet terroriste Daesh/ISIS. Qe nga viti 2007, Al-Shabaab ka luftuar kundër qeverisë somaleze dhe Misionit të Tranzicionit të Bashkimit Afrikan në Somali (ATMIS) -- një mision shumëdimensional i autorizuar nga Bashkimi Afrikan dhe me mandat nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Grupi terrorist ka shtuar sulmet që kur presidenti somalez Hassan Sheikh Mohamud i shpalli një "luftë gjithëpërfshirëse" grupit. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024