Shpërthim në Lushnjë: Raportohet një i vdekur e gjashtë të plagosur, mes tyre deputeti i PS
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një magazinë në ndërtim në Lushnjë. Një person humbi jetën, shtetasi Roland Hoxha. Gjithashtu raportohet për gjashtë persona janë plagosur, mes tyre edhe deputeti i PS, Bujar Çela.

Gjashtë të plagosurit nga shpërthimi në Lushnjë janë nisur drejt spitalit të Traumës.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbërritur në spitalin e Lushnjës, ndërkohë që ende nuk dihet gjendja e të plagosurve. Ndërsa ajo që dihet deri më tani është se deputeti Bujar Çela po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Në ndihmë po vijnë dhe mjekë nga spitali i Fierit dhe Beratit, bashkë me autoambulanca.

Ende nuk dihet shkaku i saktë i këtij shpërthimi, ndërsa dyshohet se gjatë punës në fabrikë, një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim. /tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025