Shpërthen vullkani në Islandë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme
Lexohet për: 1 min.
Vullkani ne Islande
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia në Islandë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas shpërthimit të një vullkani, duke detyruar njerëzit të evakuojnë shtëpitë.

Shpërthimi në gadishullin Reykjanes, në Islandën jugperëndimore, është shpërthimi i gjashtë që nga dhjetori.

Zyra meteorologjike e Islandës regjistroi rritje të aktivitetit sizmik dhe tërmeteve në kodrën vullkanike, Sundhnukar, disa ditë para shpërthimit të vullkanit.

Një çarje e madhe është hapur aty pranë, në kraterin Sundhnukagígar në veri të Grindavik, me lavë që rrjedh si në lindje ashtu edhe në perëndim.

Një vlerësim nga Zyra Meteorologjike e vendit sugjeron se "rrjedha e lavës ka udhëtuar rreth 1 km në 10 minuta".

Ekspertët thanë gjithashtu se gjatësia totale e çarjes ishte rreth 2.42 milje (3.9 km) dhe ishte zgjatur me 1 milje (1.5 km) në rreth 40 minuta.

Studimet e fundit treguan se magma po grumbullohej nën tokë, duke nxitur paralajmërime për aktivitet të ri vullkanik në zonën në jug të kryeqytetit të Islandës, Reykjavik./SkyNews

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024