Shpërndahet Parlamenti i Bullgarisë
Lexohet për: 2 min.
20220723103215_MIN_1017-01
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidenti bullgar Rumen Radev dekretoi të hënën shpërndarjen e Asamblesë Kombëtare të 47-të, që hyn në fuqi më 2 gusht dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 2 tetor, tha të hënën kreu i Sekretariatit të Shtypit të Shtetit.

Me të njëjtin dekret Radev emëroi një kabinet të përkohshëm të kryesuar nga Galab Donev, një ish-ministër kujdestar i punës dhe politikës sociale. Anëtarët e kabinetit kujdestar dhe prioritetet e tij do të prezantohen zyrtarisht mesditën e së martës në administratën e Presidentit.

Dekreti i Presidentit u dha në përputhje me Kushtetutën, pasi "Vazhdo ndryshimin" nuk përmbushi mandatin e formimit të kabinetit, GERB-UDF e refuzoi mandatin dhe BSP për Bullgarinë gjithashtu hoqi dorë nga detyra.

Kabineti aktual, i kryesuar nga Kiril Petkov, dha dorëheqje më 27 qershor pas pak më shumë se gjashtë muajsh në detyrë kur humbi një votë mosbesimi më 22 qershor.

Mocioni u miratua nga opozita GERB-UDF dhe u mbështet nga të gjithë grupe të tjera parlamentare, duke përfshirë ish-partnerin e ndarjes së pushtetit TISP, ministrat e të cilit u larguan nga qeveria e koalicionit më 8 qershor.

Duke gjykuar nga sondazhet e opinionit, legjislatura e ardhshme do të jetë po aq e fragmentuar apo edhe më e fragmentuar se sa e tanishmja me shtatë grupet e saj parlamentare, dhe formimi i një koalicioni qeveritar ka të ngjarë të jetë një përpjekje e vështirë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025