Shpëlarje të parave në vlerë mbi një milion euro, dy të arrestuar
Lexohet për: 1 min.
para
1 vit më parë
Linku u kopjua

Dy persona janë arrestuar, njëri nga ata zyrtar i ATK-së, të cilët dyshohen që në bashkëpunim kanë kryer veprat shpërlarje të parave dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në Mitrovicë nga viti 2019 deri në vitin 2023

Sipas Policisë, vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi një milion euro.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024