Ka shkaktuar tronditje dje indinjatë deklarata e Patriarkut të Moskës, Kiril, i cili e përshkroi agresionin brutal të Rusisë në Ukrainë “si luftë të shenjtë”.
Kreu i Kishës Ortodokse Ruse me bazë në Moskë, e përforcoi kësisoj retorikën e Kremlinit duke e cilësuar madje konfliktin si ekzistencial dhe civilizues. Sipas Institutit Amerikan për Studimin e Luftës, kjo nga ana tjetër përbën dhe një zbrapsje domethënëse për autoritetet ruse, të cilat deri më tani kanë shmangur me kujdes karakterizimin zyrtar të pushtimit rus të Ukrainës si çdo lloj lufte.
Patriarku deklaroi se lufta në vendin fqinj do të përfundojë me Moskën që do të vendosë ndikimin e saj ekskluziv në të gjithë territorin e Ukrainës moderne dhe duke përjashtuar çdo qeveri ukrainase që Kremlini e përcakton se është armiqësore ndaj Rusisë.