Shkup, shpëtohet fëmija 3 vjeç dhe tre të rritur që ishin bllokuar në teleferik
Lexohet për: 1 min.
bore-male
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zyrtarët e policisë shpëtuan një fëmijë tre vjeçar dhe tre të rritur të bllokuar në teleferikun e Vodnos.

Sot më (25.11.2023) zyrtarët e policisë kanë shpëtuar katër persona, mes tyre një fëmijë dhe një shtetas gjerman, të cilët për shkak të motit të keq dhe mungesës së energjisë elektrike kanë mbetur të bllokuar në teleferikun e Vodnos, njoftojnë nga MPB.

Nga MPB shtojnë se menjëherë pas marrjes së kallëzimit rreth orës 16:00, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprime për gjetjen dhe shpëtimin e personave, pas së cilës ata në mënyrë të sigurtë, të shoqëruar nga zyrtarë policorë, zbresin në drejtim të Shkupit. /TV21/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025