Shkolla fillore e mesme e ulët “12 Prilli”, në fshatin Vërmicë të Malishevës, tash e dy muaj ka mungesë të mësuesit për klasën e katërt, për shkak se mësimdhënësi paraprak është pensionuar. E për ta zëvendësuar atë po angazhohet një mësuese, e nga një herë edhe drejtoresha.
Nxënësit e kësaj shkolle janë shprehur të shqetësuar për mënyrën se si po e vijojnë mësimin. Drejtoresha e shkollës ka refuzuar të flas. Ndërsa, në Komunën e Malishevës, thotë se pengesë e kanë një udhëzim administrativë. Megjithatë, njohësit e çështjeve arsimore theksojnë se në këto lloj situate, dëmi më të madh po iu bëhet nxënësve,Po ashtu, Lorena Gashi tha se një mësuese zhvillon mësim për klasat e tretët dhe të katërt.
Erblin Gashi, po ashtu në klasën e katërt, tha se i mungon mësuesja.
Sipas saj, procedura e rekrutimit për zëvendësim zgjat mbi 60 ditë dhe për këtë arsyeje janë detyruar të obligojnë një mësuese për të dy klasat.
Drejtoresha Krasniqi tha se janë në fazën e fundit të rekrutimit dhe se pritet shumë shpejt të shpallen rezultatet për mësimdhënësin e ri.
Ndërkaq nga Ministria e Arsimit në një përgjigje me shkrim, kanë thënë se në mungesën e mësimdhënësve, në raste të papritura sigurohet një zgjidhje e brendshme nga shkollat dhe aktivi profesional.
Deri në publikimin e këtij artikulli nuk është marrë ndonjë informatë nëse është siguruar ndonjë zëvendësim i ri për klasën e katërt të shkollës “12 Prilli”, në fshatin Vërmicë të Malishevës.