Shkelzen Kastrati: Përgjegjësia të bartet nga njerëz me integritet dhe ndjeshmëri ndaj nevojave reale të qytetarëve
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Shkelzen Kastrati: Përgjegjësia të bartet nga njerëz me integritet dhe ndjeshmëri ndaj nevojave reale të qytetarëve
Kandidati i PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit, Shkelzen Kastrati, njoftoi për takimin me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Naim ef. Tërnava me rastin e Kurban Bajramit, duke vënë në dukje angazhimin e tij në forcimin e unitetit, harmonisë dhe besimit ndërmjet njerëzve. Kastrati theksoi nevojën që përgjegjësia publike të bartet nga njerëz me integritet, përvojë dhe ndjeshmëri ndaj nevojave reale të qytetarëve.
Postimi i plotw:
125 – PDK | 44 – Shkelzen Kastrati ✅?️
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, patëm kënaqësinë të vizitojmë Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Naim ef. Tërnava.
Në këtë takim shpreha mirënjohjen time për punën dhe angazhimin e tij të palodhshëm në forcimin e unitetit shoqëror, harmonisë dhe besimit ndërmjet njerëzve, përmes një udhëheqjeje të përgjegjshme dhe vizionare në krye të një institucioni me besim të lartë publik.
Bashkëbisedimi u fokusua edhe në zhvillimet aktuale shoqërore dhe politike, si dhe në nevojën që përgjegjësia publike të bartet nga njerëz me integritet, përvojë dhe ndjeshmëri ndaj nevojave reale të qytetarëve. Vetëm përmes një përfaqësimi të tillë mund të ndërtohen institucione që i shërbejnë vërtet shoqërisë dhe interesit të përgjithshëm.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.