Shkarkohet kryesindikalisti i policëve
Lexohet për: 1 min.
SIndikatepolicise
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Përgjithshëm i Sindikatës së Policisë së Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga Këshilli Drejtues i kësaj sindikate, ka shkarkuar sot nga detyra kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Kosovës Imer Zeqiri, pasi kohë më parë ka kryer veprën penale fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara.

Në këtë Kuvend të pranishëm ishin 60 delegatë të Kuvendit nga gjithsej 73 delegatë që ka ky Kuvend dhe në mënyrë unanime me vota të hapura të gjithë votuan pro shkarkimit të Imer Zeqirit bazuar në Ligjin mbi Organizimin Sindikal dhe Statutit të Sindikatës së Policisë së Kosovës

Kuvendi i Përgjithshëm i SPK-së i siguron të gjithë anëtarët e Sindikatës së Policisë së Kosovës se kjo sindikatë do të vazhdojë punën pa pengesa deri në Kuvendin e ardhshëm duke mbrojtur të drejtat e çdo punonjësi të Policisë së Kosovës, ngritjen e mirëqenies dhe kushteve të punës.

Imer Zeqiri ishte suspenduar më herët nga Inspektorati i Policisë së Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025